Një rast tronditës dhune në familje ka ndodhur në Zall-Dajt, Tiranë, ku një i ri akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij. Alban Mansaku, banor i zonës, është raportuar se ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku.
Në videon e siguruar ekskluzivisht për JOQ, ai duket teksa e tërheq zvarrë dhe përdor gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.
Burime për JOQ denoncojnë se i riu është në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, çka ka kontribuuar në përkeqësimin e sjelljes së tij agresive ndaj nënës.
Banorët e zonës janë të shqetësuar për sigurinë e gruas, ndërsa abuzimi raportohet të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur ndërsa në videon e siguruar për redaksinë tonë është fiksuar vetëm një fragment i vogël i dhunës që biri ushtron ndaj nënës së moshuar.
Kërkohet reagimi i menjëhershëm i Policisë së Shtetit 🚨/JOQ