Ka nisur zhvendosja e pemëve në kuadër të zgjerimit dhe rindërtimit të autostradës Tiranë-Durrës. Përmes. Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj I cili ka publikuar video nga ky operacion që garanton ruajtjen e mjedisit gjatë punimeve të infrastrukturës. Pemët që po hiqen nga zona e punimeve do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera të qytetit.
“Me fillimin e punimeve 🏗️ për zgjerimin dhe rindërtimin e 🚏 autostradës Tiranë-Durrës, ka nisur zhvendosja e të gjitha pemëve 🌳, të cilat do të mbillen në hapësirat e 📍 Parkut të Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera. 👌🏻
Shiko këtë video për të mësuar më shumë”, thekson Veliaj.
https://www.facebook.com/share/v/e4d2GCePLjvcysZ8/?mibextid=WC7FNe