Rrjeti ka shpërthyer në meme gjatë arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta. Në një video meme është montuar një video e Xhensila Myrtezaj-t tek përlotet sikur sheh videon e Metës.

Në rrjet ka qarkullur një thashethem i paprovuar i një lidhje të mundshme të ish-Presidentit me këngëtaren, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë si e vërtetë.

Ndërkohë, sot Meta me urdhër të SPAK është arrestuar lidhur me dosjen e skandalit të lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, të bashkuara në një. Ndaj Metës rëndojnë tre akuza, pastrim parash, korrupsion në 3 raste dhe mosdeklarim të ardhurash.

GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, por kjo e fundit thotë se nuk i është komunikuar.

Gjykata e Posaçme ka caktuar për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, masën arrest shtëpiak dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”. Pirro Xhixho është njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.