Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama është shprehur se vlerëson luftën që vendi jonë bën kundër organizatave terroriste.
Ai u ndal edhe tek FETO, duke kërkuar që Shqipëria ta vijojë luftën kundër tyre.
“Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur vëllim tregtar në 2 mld dollarë. Diskutuam çështjen e luftës së përbashkët kundër organizata terroriste, dhe shpresoj ta vazhdojmë luftën tonë kundër FETO përmes marrëveshjeve që kemi firmosur sot”, u shpreh Presidenti turk.
Nga ana tjetër kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, shprehu mbështetje në luftën kundër organizatave terroriste.
Po ashtu Rama u ndal edhe te bashkëpunimi dhe rritja e ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve.
“Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të bashkëpunimit, ku jo vetëm konfirmuam vendosmërinë ku përforcuam karakterin e këtij bashkëpunimi, por dhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieve.
Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi, që niveli i marrëveshjes tregtare nuk e pasqyron sa duhet marrëveshjen mes dy vendeve. Sa më shpejtë të arrijmë nivelin e 2 miliardë eurove për të shkuar në një fazë të dytë të këtyre shkëmbimeve.
Ndava me presidentin zhvillimin e turizmit në Shqipëri, një numër i lartë i turistëve turq që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti është rritur me 85%. Duke parë dhe interesimin në rritje të operatorit turistikë të vendit mik, ne jemi besimplotë që numri i qytetarëve turq që do të vizitojnë Shqipërinë do të jetë më i lartë”, tha më tej Rama.