Pep Guardiola e ka krahasuar Lionel Mesin me Tajgër Udsin dhe Majkëll Xhordanin ndërsa shpjegon pse ai beson se ai është futbollisti më i mirë i historisë. Guardiola e drejtoi argjentinasin në Barcelonë për katër vjet, me dyshen që fitoi së bashku tre tituj të La Ligës dhe dy Liga Kampionesh.
Mesi, gjithashtu shënoi 211 gola në 219 ndeshje nën drejtimin e katalanasit. “Për mua është e lehtë të thuash se ai është më i miri i të gjitha kohërave, por yjet u bashkuan në momentin e duhur”, tha Guardiola për programin italian “Che Tempo Che Fa”. “Ai është më i miri? Ndoshta kjo është mungesë respekti për Pelenë dhe Maradonën, por për mua ai është.
Nuk kam parë kurrë dikë si ai si trajner, nuk mund ta imagjinoni ta ruajë këtë vazhdimësi për 15-20 vjet. Kur e shihni nga afër, ju mendoni për Tajgër Uds apo Majkëll Xhordan. Ne patëm fatin të punojmë me atë”.