Marshimi vazhdon.
Skënderbeu po kthehet gjithnjë e më shumë në ekipin më të mirë të volejbollit shqiptar të femrave
Epërsinë e vajzave nga Korça e tregoi edhe përballja kryesore e javës së gjashtë të kampionatit kombëtar, ajo ndaj Partizanit.
Në Pallatin e Sportit “Skënderbeu”, të besuarat e trajnerit Orlando Koja nuk lejuan asnjë diskutim, edhe pse kryeqytetaset cilësohen si rivale të forta.
Dueli përfundoi 3-0 në vetëm një orë e 12 minuta. Rezultati i seteve ishte 25-16, 25-14 dhe 25-15, pra mjaft I thellë.
Duhet theksuar se Skënderbeu pati në radhët e veta katër lojtare të huaja, ndër të cilat tre titullare, ndërsa Partizani I trajnerit Hasan Gurabardhi është I vetmi ekipi I Superligës që ka vetëm volejbolliste shqiptare.
Pritet që përforcimet të bëhen në janar.
Më e mira në fushë ishte njëra nga të huajat e Skënderbeut, Karolinë Moreira me 14 pikë, ndjekur nga Malaj dhe kapitenia Bego.
Skuadra korçare kryeson renditjen me 6 fitore në 6 ndeshje, duke u shkëputur e vetme, ndërsa Partizani pësoi humbjen e parë.