Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen u prit nga kryeministri Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti thotë se i kërkoi Von der Leyen heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Po ashtu, në takim Kurti kërkoi nga presidentja e Komisionit Evropian edhe pyetësorin për anëtarësim.
Në takimin tonë të katërt në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, falënderova Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, për udhëheqjen e saj në avancimin e Planit të Rritjes së BE-së nga një ide në një Agjendë Reforme të miratuar brenda 17 muajve.
Ne jemi të përkushtuar për zbatimin e këtyre reformave përmes një procesi të bazuar në merita.
Unë ritheksova gjithashtu rëndësinë e dorëzimit të pyetësorit për anëtarësim dhe kërkova heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave të padrejta dhe të padrejta të BE-së”.
Në një kohë kur autokracitë sfidojnë liritë universale, Kosova qëndron si një spirancë e vlerave themelore të BE-së në Ballkanin Perëndimor”,-shkruan Kurti.
Von der Leyen, mbërriti sot në Kosovë, në kuadër të turit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Deri tani presidentja e Komisionit Europian ka vizituar Tiranën, Shkupin, Beogradin, Sarajevën. Turneun e vizitave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.