Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin BRICS, nikoqir i të cilit këtë vit është presidenti rus, Vladimir Putin, por që Serbia do të përfaqësohet me katër ministra.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Vuçiç deklaroi se i ka treguar presidentit të Rusisë, përmes telefonit, se do të ketë një mori takimesh me zyrtarë evropianë gjatë kohës sa do të mbahet samiti BRICS, më 22-24 tetor.

“Do të dërgojmë një delegacion që do të përfshijë katër ministra, zëvendëskryeministrin, Aleksandar Vullin, ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav, Gashiç, ministren e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviç dhe ministrin pa portofol, Nenad Popoviq”, theksoi presidenti serb.