Prokuroria Tiranë përfundon hetimet dhe çon në gjyq Fatjon Muratin, në kërkim për disa vepra penale, nga pjesëmarrja në organizatë kriminale, tek trafikimi i lëndëve narkotike.
Ish-boksieri Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur të dielën në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt), Besmir Hoxha dhe Dikler Vata./Top Channel