Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë lëvizje të reja në disa nga drejtoritë e bashkisë. Veliaj ka emëruar drejtorët e rinj të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, e cila do të drejtohet nga Elda Muçi. Në krye të Policisë Bashkiake do të jetë tashmë Toni Beni.
Drejtori i ri i Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit është vendosur Blerta Dardha.
Drejtori i ri Tirana Parking është emëruar Flavio Barçi, ndërsa tek Kopshti Zoologjik drejtimin e merr Ervis Rrahmani. Po ashtu dy qendrat sociale do të drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.
Emrat e rinj:
UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku
Ndryshimet thuhet se kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.