Teka na ndajnë dhe rreth tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, ish-presidenti Donald Trump dhe nënpresidentja Kamala Harris po garojnë për të bërë fushatat e tyre të fundit para votuesve, ndërsa beteja për Shtëpinë e Bardhë mbetet jashtëzakonisht e ngushtë.
Sondazhet e fundit tregojnë se Kamala Harris mban një epërsi të vogël në krahasim me Donald Trump.
Mesatarja kombëtare e sondazheve nga New York Times këtë mëngjes, ka renditur Harrisin me 49% dhe Donald Trump me 47%, një hendek që ka qenë mjaft i qëndrueshëm që nga fillimi i gushtit.
Harris gjithashtu mban epërsi të pakta në shtetet kyçe të Pensilvanisë, Miçiganit, Wisconsinit dhe Nevadës, megjithëse hendeku në të katërtat është ngushtuar, ndërsa Trump kryeson në Karolinën e Veriut, Xhorxhia dhe Arizona.
Një sondazh i ri i CNN ka renditur gjithashtu Harrisin me 49% dhe Trump me 47%.
Sondazhi i fundit nga CBS News i jep Harris 51% ndaj 48% të Trump në nivel kombëtar, por epërsia ngushtohet në vetëm një pikë në shtetet e fushëbetejës, ku Harris ka 50% mbështetje dhe Trump ka 49%.