Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka deklaruar në Luksemburg se zgjerimi forcon Bashkimin Europian. Ai ka theksuar se kryeministri Edi Rama do të propozojë komisionerin e parë shqiptar dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm.
Varhelyi është kthyer pas në kohë, kur ka kujtuar bisedën me Ramën, pasi tërmetit të fuqishëm që u shënua në vendin tonë dhe nga aty nisi gjithçka, çdo përpjekje drejt BE.
“Tashmë është çelur rruga për bisedime cilësore. Dua të falenderoj presidencën Hungarinë që vendosi zgjerimin si përparësi politike dhe bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ta nxitur më tej. Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Na duhet zgjerimi të bëhet më i fortë.
Është e padiskutueshme tashmë për BE që zgjerimi është mes tre përparësive kryesore. Krahasuar me pikën nga e nisëm kemi bërë një rrugë shumë të gjatë përpara. Më kujtohet kur bëra një telefonatë me kryeministrin Rama dhe u përballën me një tërmet shkatërrues. Edhe aty nisi gjithçka. Më kujtohet që kishim tre përpjekje të dështuara, nga na u desh ta nisnim. Në fillim na u desh të merreshim me ekonominë në vend dhe më pas të hartonim një plan metodologjik. Në fund të shikonin dhe kryeministrin Rama që të sugjerojë komisionerin e parë në komision.
Në fillim, kur shikoja kryeministrin Rama me pikëpyetje, mirëpo kjo është e mundur, sepse nëse do të marrim disa shembuj, në 2020 kishim disa pikëpyetje për sistemin gjyqësor. Por kryeministri u angazhua dhe ishte një sukses”, tha ndër të tjera ai.