Një i moshuar është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse nga pallati dhjetë katesh në Lezhë, i cili u përfshi nga flakët.

I moshuari është asfiksuar nga tymi i madh që përfshiu banesat, teksa duket se nuk ka arritur që të dalë nga banesa në kohë, sikurse bënë fqinjët e tjerë, të cilëve u është kërkuar që të qëndrojnë jashtë deri sa tymi të pastrohet komplet.

Zjarri ra në katin zero të këtij pallati, në kabinën elektrike, ku edhe pse u shua nga zjarrfikësit, tymi pushtoi pallatin.