Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se autoritetet ushtarake të vendit po përzgjedhin objektivat që duhen goditur në Ukrainë me raketëne re “Oreshnik” që u testuar javën e shkuar në Dniepër.

“Këto objektiva mund të përfshijnë objekte ushtarake, sipërmarre ushtarake apo edhe qendrat vendimmarrëse në Kiev”, tha ai. Ndërkohë sot Ukraina ka përjetuar një ndër sulmet më të mëdha ajrore si pasojë e të cilit 1 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.