Mbretëresha Elizabeth II bëri shaka me ish-kryeministrin Boris Johnson 2 ditë para se të ndahej nga jeta. Detaje ka dhënë Tim Shipman në librin e tij “Out”, gazetar britanik, i cili është një ish-redaktor politik dhe aktual kryesor politik i gazetës britanike “The Sunday Times”.

“Të paktën unë nuk do ta kem një idiot që të organizojë funeralin tim,”-kështu tha mbretëresha Elisabeth II, pasi pranoi dorëheqjen e Boris Johnson si kryeministër. Komentin, mbretëresha e ndjerë e bëri gjatë një mbledhjeje të familjes dhe ndihmësve të saj më të afërt në Balmoral dy ditë para vdekjes së saj.

Në atë kohë, mbretëresha kishte emëruar Liz Truss si kryeministren e saj të 15-të.

Pasi kjo pjesë e librit është publikuar nga mediat britanike, burimet që e njihnin mbretëreshën e ndjerë janë shprehur se një term të tillë nuk e kanë dëgjuar kurrë të dalë nga goja e Elisabeth. Ndërsa Buckingham Palace nuk ka komentuar.