Bayern Munich duket se është gati t’i ofrojë një kontratë të pasur Jamal Musiala-s, sipas Sport.

Kontrata aktuale e yllit gjerman me klubin bavarez skadon në 2026-ën, por klubi nuk ka arritur akoma ta bindë lojtarin që të rinovojë.

Duket se lojtari kërkon një rritje të ndjeshme të rrogës dhe kjo gjë ka komplikuar planet e Bayern-it. Gjithashtu, Musiala po ndiqet edhe nga Real Madrid.

Los Blancos duan të përfitojnë nga situata dhe të marrin një tjetër yll në Bernabeu.

Për të shmangur rrezikun Real, Bayern pritet t’i ofrojë Musiala-s 22 milionë euro në sezon, që do ta bënte futbollistin një nga më të paguarit të klubit.