Një tjetër aksident është regjistruar në vend, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe janë plagosur tre persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Drogot në Belsh, ku drejtuesi i automjetit, 21-vjeçari Henrik Xherimeja ka humbur konrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në automjet ndodheshin dhe dy persona të tjerë, ku një prej pasagjerëve Paula Mema është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime në kokë.

Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë transportuar në Spitalin e Beratit, jashtë rrezikut për jetën.