Shpesh thuhet se lumturia zgjat vetëm një çast. Për klube të tillë si Leverkusen kjo mund të vazhdojë një sezon e jo më shumë, dhe duket se këtë e di edhe trajneri I “aspirinave”, Shabi Alonso.
Tekniku bask fitoi vjet titullin e Bundesligës pa pësuar asnjë humbje, po ashtu Kupën e Gjermanisë, ndërsa arriti finalen e Ligës së Europës, por duket se kësaj përralle I ka ardhur fundi. Lajmet janë që spanjollin e duan dy klube të mëdhenj.
E përditshmja gjermane, “Bild”, shkruan se klubi më I madh I botës, Reali I Madridit, është I interesuar për shërbimet e Shabi Alonsos në 2025, ashtu si Mançester Siti, pasi Ançeloti e Guardiola mund të largohen.
Për më tepër, triumfet e edicionit të kaluar duken të vështirë që të përsëriten.
Leverkusen barazoi në ndeshjen e fundit të Bundesligës, ndonëse luajti në fushën e vet ndaj Shtutgartit.
Një 0-0 që pritet t’i lerë kampionët edhe më pas rivalëve kryesorë si Bajern dhe Lajpcig.
Alonso deklaroi pas sfidës se ekipi I tij nuk pati fat, dhe se duhej të kishte fituar, por gjithsesi Leverkuseni ka vetëm 4 suksese në 9 ndeshje të kampionatit deri tani.
Mesa duket, epokës së trajnerit në “BayArena” I ka ardhur fundi, dhe tifozët e Realit apo të Sitit shpresojnë që ai të ngrejë trofe me ekipet e tyre.