Babai i futbollistit të njohur Myrto Uzunit, Artan Uzuni, ka bërë një reagim të gjatë dhe të fortë kundër trajnerit Sylvinho dhe kombëtares shqiptare.

Lënia jashtë e sulmuesit nga Euro 2024, sipas tij nuk është për zgjedhje teknike, pasi ata ia “fshinë emrin” lojtarit, pasi ai rrezikoi dhe luajti në fushë i dëmtuar dhe me këpucët “dy numra më të mëdha” në transfertën e fituar 1-3 kundër Ishujve Faroe, duke asistuar, paçka se i ishte thënë se nuk do luante pasi rrezikonte karrierën nga një dëmtim i pësuar pak ditë para asaj ndeshje.

Reagimi i plotë:

“Këto janë prapaskenat që Uzuni u la jashtë EURO 2024 dhe jo ato justifikime, se gioja Uzuni nuk mbron, jo se gjoja UZUNI prish grupin, jo se UZUNI ishte i dëmtuar. Uzuni edhe në ndeshjen me Ukraiëen ka luajtur i demtuar dhe nuk e vuri kurrë në dyshim, sepse te ajo fanellë vlen edhe me shumë se karriera e tij. Ai e vuajti racizmin ne Greqi, ndaj flamuri kombëtar ishte i vetmi frymëzim për të.

Po sjell edhe dicka tjetër në vëmendjen e këtyre që shajnë edhe vjellin vrer për Uzunin; në datën 17.06.2023 u ndeshëm me Moldavine dhe fituam 2-0. Në atë ndeshje, Uzuni u dëmtua në kyçin e dorës, edhe në tendinën e Akilit në këmbë. Mbas dy ditesh, Shqipëria kishte ndeshjen e radhës për eleminatoret e EURO 2024 me Ishujt Faraoe. Trajneri ia fshiu emrin nga lista e EURO 2024, i tha Uzunit se të dua me vete në pankine. Duke e ditur dëmtimin e rënde që kishte Uzuni, i tha se nuk do të të rrezikoj edhe më shumë, nese e kemi rezultatin në favor.

Unë e dija dëmtimin e rëndë që kishte Uzuni dhe i thashë mos shko, por djali më tha: KOMBl MBI GJITHÇKA! Dhe fluturoi me ekipin, pa marrë parasysh dëmtimin. Të gjithë jeni dëshmitare çfarë ndodhi atje, ne pjesën e pare rezultati ishte ne favorin tone 2-1, në pjesën e dytë presioni i vendasve po shtohej dhe po na rrezikonin për ta barazuar ndeshjen. Ky trajner qe ia fshiu emrin nga lista e EURO 2024 e thirri UZUNIN dhe i tha: nuk kam çfarë të bëj, po na rrezikojnë. Dhe UZUNI hyri në lojë në minutën e 70-të, bile pa këpucet e tij, por me nje pale këpuce 2 numra me te medhenj, sepse punëtori i federates nuk ia kishte marrë këpucet Uzunit. Në minutën e 76-të rrëmbeu nje top nga mesi i fushës dhe vrapoi në drejtim të portës kundërshtare, ndonëse këpucet gati sa nuk po i fluturonin nga këmbet, hyri në zonë, por nuk gjuajti vete, sepse nuk është egoist, apo përcares grupi, asistoi Muçin, i cili shënoi golin e trete.

Ndeshja përfundoi 3-1 për ne, por nese ndeshja do te dilte 2-2, ndoshta nuk do te ishim pjese e atij Euriopiani. Djersen dhe sakrificen e tij askush nuk e vleresoi, ia shperblyen duke e FSHIRE nga lista e EURO 2024. Për shkak te kesaj ndeshje dëmtimi i tij u agravua edhe më shumë, duke i rrezikuar karrieren.

UZUNI me pas ka luajtur 4 muaj me gjilpera. Ky eshte UZUNI, qe e konsideron si gjene me te shtrenje flamurin dhe ekipin kombetar. Duhet ta dini te gjithe JU, qe shani, JU te MJERE qe shpifni dhe baltosni, ju gazetare dhe portale te shitur tek ai qe paguan me shume.

Duhet ta dini se UZUNI nuk ka nevoje per reklamen e kombetares, sepse cdo jave e ka reklamen ne gazetat me te medha sportive ne Spanje, ashtu sic e kishte ne Hungari, por edhe ne Kroaci. Te gjithe keta qe shajne e vjellin vrer per te nuk jane aspak me patriote se UZUNI. Kete e trgon me se miri SHQIPONJA ne gjoksin e tij, qe eshte me e madhe se ajo ne FLAMUR, pervec sakrificave qe ka bere per KOMBETAREN”, shkruan i ati i Uzunit.