Sot zhvillohet ‘Der Klassiker’, ku Borussia Dortmund po pret Bayernin në kuadër të xhiros së 12-të të Bundesligës.
Në pritje të duelit, trajneri i Bayernit zhvlerësoi diferencën e pikëve mes skuadrave. “Nuk mendoj se dikush po shikon tavolinën, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, ka rrëfyer Kompany, i cili duhet të llogarisë tek Guerreiro për të startuar.
Palhinha nuk do të jetë opsion për shkak të dëmtimit. Sahin, trajneri i Dortmundit, ka vetëm një fokus: “Fitorja e ndeshjes!”.