Politologu Roland Bejko, vendimin e opozitës për tu rikthyer në parlament për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2025, e sheh si kalkulim elektoral, për shkak se në të kundërt mbi të do të bindte një kosto e rëndë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se në rast se opozita dhe këtë vit nuk do të kthehej në parlament, do të merrte një kosto shumë të lartë politike, ndërkohë që jemi gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe kushdo do të kishte të drejtë që ta kryqëzonte.

Të heshtësh në një moment kur diskutohet shpërndarja e parave të shqiptarëve, është e përmasave kompromentuese, sepse do të thotë se ti bëhesh ortak me vendimet e qeverisë.

Siç ndodhi vitin e kaluar kur u shpërndanë miliardë për oligarkët dhe opozita nuk ishte aty.

Natyrisht ne e dimë që opozita nuk i ka numrat, por ka fjalën.

Do të ishte kriminale nëse do bënte djegie dhe flakadanë brenda Kuvendit, ditën kur do diskutohej buxheti.

Shumica e fondeve që ndan qeveria i kalojnë oligarkëve dhe oligarkët janë të të dyja palëve, lidhjet e tyre janë reale dhe të dukshme.

Mendoj se rikthimin e kanë kërkuar dhe ndërkombëtarët, por ana tjetër është dhe kalkulimi elektoral, pasi vitin e kaluar ka qenë kundër gjithë opinioni publik, duke i cilësuar si përkrahës të oligarkëve.

Opozita nuk ka fituar asgjë nga mosbindja civile.

Partia Demokratike e humbur ka qenë dhe është për sa kohë ka në krye të saj zotin Berisha i cili është me status non grata dhe ka një kredibilitet të rrënuar në raport me zgjedhësit shqiptar.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Dhe ata që e ndjekin e dinë këtë, por e ndjekin për të siguruar një vend në listat e kandidatëve.

Sa i takon amendamenteve të Partisë Demokratike për projektbuxhetin, Bejko tha se opozita ka ekspertë shumë të mirë ekonomikë, mjafton që kryedemokrati Sali Berisha t’i lërë të lirë që të bëjnë punën e tyre