Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se policia në Beograd ka arrestuar një shtetas zviceran, i cili në cep të rrugës Takovska dhe sheshit Nikola Pashiç ka shfaqur simbolin e shqiponjës dykrenare.
Sipas autoriteteve serbe 32-vjeçari ka shfaqur një simbol të Shqipërisë së Madhe, ndaj edhe është arrestuar.
Sakaq, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas zviceran, i cili dyshohet se ka bërë të njëjtin veprim.
Daçiç u shpreh se autoritetet serbe po vijojnë punën për arrestimin e zviceranit tjetër.