Gazetari Aleksandër Çipa komentoi në emisionin Barometri në Euronews Albania shprehjen e Berishës drejtuar demokratëve pasi doli nga arresti: “Le të pastrojmë shtëpinë”.

Sipas Çipës, ky është një kod që Berisha ia drejton vetë demokratëve si pjesë e strategjisë së tij, për tu përballuar në një lojë më të fortë me kundërshtarin politik.

“Berisha hyri në politikë duke na gjetur studentë dhe rikthehet në politikë duke na gjetur mesoburra. Ne jemi rritur dialektikisht me karrierën politike të Berishës, ai është një kod që është më së shumti për të vetët. Berisha është një politikan që gjithmonë preferon atë që quhet lojën e fortë dhe te loja e fortë nënkupton rezistencën, agresionin, aksionin politik dhe bllokimin e kundërshtarit. Qëllimi për të arritur qeverinë teknike unë e shoh në këtë pistë por ka disa rrethana penguese, dhe ai e shpalosi sot fillimin e aksionit. Së pari ai duhet të ngrejë regjimentin e vet për t’i përballur me rezistencë te kundërshtari”, tha Çipa.