Fitorja historike e Donald Trump në zgjedhjet amerikane që e rikthen atë sërish në Shtëpinë e Bardhë, ka bërë që demokratët në Shqipëri të kalojnë në delir. Opozitarët e Sali Berishës, sipas mesazheve që kanë ndarë vetë në rrjetet sociale, ëndërrojnë se një rikthim historik do të ketë dhe Berisha.

Mirëpo, Evi Kokalari nuk mendon kështu. Aktivistja shqiptaro-amerikane që dikur shfaqej krah Sali Berishës, thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë të përbashkët me Trump.

“Don’t you fcking dare! DONT! Berisha e provoi tashmë qe eshte i korruptuar. Jeni te pacipe se si keni vjedhur demokratet dhe mbeshtetesit tuaj.

Ju s’keni asgje te perbashket me Trump apo demokracine qe triumfoi mbreme ne Amerike. Ju demokracine e mbani peng”, shkruan Kokalari.

Ajo bën dhe një reagim tjetër, duke akuzuar drejtpërdrejt opozitën në Shqipëri se pavarësisht se sot feston fitoren e Donald Trump, në fakt është ajo vetë që ëhstë pengesë e ndryshimit radikal që i nevojitet vendit tonë.

“Do ti vi dita dhe Shqiperise! Opozita qe mbahet peng dhe feston Trumpin sot, eshte pengesa kryesore e ndryshimit radikal dhe mese te nevojshme ne ate vend.

Por do t’ju vijë radha dhe juve se shpejti. Mos kini asnje dyshim per kete”, shton aktivistja Evi Kokalari.