Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përplasur me policinë, teksa ai qëndronte para autobotit me ujë, duke e penguar atë të lëvizte.
Në një moment, deputeti demokrat dëgjohet të thotë “hiqe dorën, jam deputet”, ndërsa shihet se një efektiv me skafandër e kap atë nga dora.
Ndërkohë në një tjetër episod, teksa policia shpërndan protestuesit me ujë, presioni ka kapur edhe deputetin Nallbati.
Ky i fundit i revoltuar shihet teksa i nxjerr gishtin e mesit policisë.