Armando Broja ka luajtur sfidën e dytë si titullar te Everton U-21. Sulmuesi i Kombëtares i ka dhënë sinjalet e duhura trajnerit të ekipit të parë, pasi u aktivizua për 70 minuta kundër Notingam U-21.

Ishte pikërisht çfarë pritej në sfidën e sotme, që filloi në orën 16:00 mes dy skuadrave. Trajneri Shon Dajç kishte zbuluar më parë do monitoroheshin minutat e Brojës sot.

Kështu tashmë ekziston mundësia që Broja të jetë një alternativë për Everton në sfidën që do të luajnë kundër Mançester Junajtid.

Kjo transfertë do të luhet ditën e diel prej orës 14:30.