Nga Denada Jushi

Kreu i SPAK, ka bërë daljen e tij të parë publike, në një intervistë, TV që përzgjodhi ishte ai publik, arsyeja?
Për të dëshmuar edhe një tjetër herë që raportin e ka me publikun dhe me shqiptarët.
“TV ku ndodhem dhe unë paguhemi nga taksapaguesit shqiptar, ndaj i detyrohemi atij,”
-u shpreh Dumani.

Refuzoi të komentojë të gjitha deklaratat e akuzat nga politika, nga të gjitha palët, duke treguar profesionalizëm dhe mospërfshirje personale midis individit Dumani dhe politikës.

Sfidoi cilindo që ka dyshime mbi pasurinë e tij, ti drejtohet institucioneve perkatëse, nuk ju shmang pyetjeve, pohoi pasuritë që i janë trumbetuar në media dhe deklaroi se gjithçka është e paraqitur në institucione, duke dëshmuar korrektesi dhe integritet.
Raportit me ndërkombetaret, i cilësoi si bashkëpunuese, korrekte dhe të rëndesishme por nuk tregoi në asnjë çast inferioritet apo varësi ndaj tyre, por raport bashkëpunimi që sjell produktivitet.

Së fundmi, Altin Dumani, foli dhe për anën tjetër të profesionit, të sakrificave dhe mungesave që i duhet një prokurori për shkak të rrugës që ka zgjedhur, jo si ankesë por si një deshmi siç ai e tha që është profesioni që ka zgjedhur e që do më së shumti ndaj çdo gjë e ka të vetëdijshme.

Altin Dumani, dëshmoi pse institucioni që ai drejton po fiton çdo ditë e me shumë mbështetjen e shqiptareve, sepse, nëse arrin të jesh koherent midis retorikës dhe veprimeve, të perkushtohesh, të arrish rezultate, arrihet të fitohet besimi, që në fusha të tjera në Shqipëri MUNGON.