Në një intervistë për Mundo Deportivo, Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, u pyet për interesimin e Blaugranëve për Nico Williams, futbollist i Bilbaos, i cili prej kohësh ndiqet nga katalanasit.

“Nico është një lojtar që sigurisht na interesoi gjatë verës. Lojtari ka marrë një vendim dhe jeta vazhdon. Ne nënshkruam me Dani Olmon, i cili ishte prioritet sepse nuk e kishim atë lloj lojtari në skuadër. Ideja me Nico ishte që të kishim një lojtar tjetër në sulm për të krijuar konkurencë, sepse donim një garë të nivelit të lartë, por sapo lojtari tregoi se nuk ishte i interesuar të vinte, nuk mund të flisnim më për diçka të tillë”- tha ai.