Apeli i GJKKO-së ka lënë sot në fuqi masat ndaj Ilir Metës, në arrest me burg, dhe Monika Kryemadhit, me detyrim paraqitje. Teksa ka komentuar këtë zhvillim drejtpërdrejt në “Top News”, avokati Idajet Beqiri ka lëshuar një deklaratë të fortë. Ai ka aluduar se Ilir Meta ka tentuar t’i bëjë atentat Monika Kryemadhit, dhe se kjo e fundit është gjallë falë shoferit të saj. Ai gjithashtu aludoi se Kryemadhi ka tentuar të trafikojë kokainë vite më parë, duke e fshehur te fëmija i saj i mitur në atë kohë.

“Monika do ishte arrestuar me kohë, e futi kokainën te vajza e mitur që kishte atëherë dhe iku në Itali. Ishin gati ta kapnin, ndërhyri DIA në atë kohë, tha lereni mos e arrestoni. Monika të thotë vetëm kaq, i ka bërë atentat Ilir Meta për ta vrarë apo jo? Pse u kthye mbrapsht nga Dibra në Maqedoni? Monika ta puthë në ballë atë shoferin spiun që ka se do e kishte hequr me kohë Ilir Meta tani”, deklaroi avokati Beqiri.