Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon të dëshmojë para komisionit parlamentar hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Ai dëshmon para anëtarëve të këtij komisioni prej orës 09:30, kur u soll nën forca të shumta sigurie nga ambientet e burgut në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ndërsa deputetja e PD Ina Zhupa vijonte me pyetjet duke i thënë se nuk e kupton se përse ai do duhej të merrte 180 milionë lekë nga koncesioni i sterilizimit.
Ai këmbëngulte që i ishte përgjigjur një herë dhe se nuk kishte një argument tjetër, duke shprehur po ashtu shqetësim se prej orës 07:00 të mëngjesit ishte vetëm me një gotë ujë.
Zhupa: Ku është ekonomizimi këtu dhe arsyeja pse duhej të kishit marrë 180 mln?
Rrapaj: E dhashë më lartë përgjigjen, nuk gjej dot një alternativë tjetër, edhe pse po shtrëngohem në këtë orë të vonë të pasdites, kam që në 7 të mëngjesit që kam pirë vetëm një gotë ujë!