Artur Gorishti, i cili rishtazi luan rolin e Besmirit në “Njerëz dhe Fate 2”, është një ndër aktorët dhe regjisorët më të njohur në vend. Arturi ka debutuar në kinemanë shqiptare qysh në moshën 21-vjeçare dhe sigurisht, ka dhuruar role dhe performanca fantastike. Më poshtë, do të gjeni disa fakte që ndoshta nuk i dinit për Artur Gorishtin.
Është shenja e Peshqve
Artur Gorishti ka lindur më 21 shkurt 1962, që i bie shenja e Peshqve. Peshqit, siç e dinit janë njerëz të mençur, të ndjeshëm dhe kanë një anë shumë të zhvilluar kreative. Jo më kot, Arturi është regjisor dhe aktor.
21 vjeç në një rol protagonist
Artur Gorishtit, nisur nga talenti i tij, i është besuar një rol i rëndësishëm, ai i Besimit te filmi kontravers “Dora e Ngrohtë” (1983). Për aktrimin e tij, Gorishti u vlerësua duke marrë çmimin kombëtar si Aktori më i Mirë.
Ka fituar çmime ndërkombëtare në Kanë e në Tokio
Artur Gorishti është një aktor i njohur edhe ndërkombëtarisht. Kontributi i tij në kinema ka bërë që prodhimet shqiptare të njihen edhe përtej kufijve. Për rolin e tij si Andrea në filmin “Patrullat” (2001), ai ka fituar çmimin si Talenti i Ri më i Mirë në Kanë dhe Grand Prix në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio. Më tej, roli i tij në “Gjoleka, djali i Abazit” si të atit kundër kumbarit, Servetit, e bënë një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Filmi është zhvilluar në një fshat në Vlorë dhe tregon për sfidën e një kumbari dhe një babai për të edukuar Gjolekën e vogël. Me regji të Dhimitër Anagnostin, “Gjoleka, djali i Abazit” është një prej filmave më të mirë të kinemasë shqiptare.
Është gjithashtu regjisor, piktor dhe autor i talentuar
Artur Gorishti edhe regjisor, ku ndër filmat e tij më të mirë mund të përmendet “Winter Fireflies”.
Gorishti është një piktor i talentuar, i cili ka zhvilluar ekspozita në Amerikën e Veriut e më tej. Me veprën e tij “Singer & Beethoven”, Gorishti ka marrë pjesë edhe në “ArtKand”, ku në një intervistë për emisionin, e vlerësoi artin si “ushqim për shpirtin”.
Është krahasuar shpesh me Johnny Depp
Disa fakte që ndoshta nuk i dinit për Artur Gorishtin
Le të mos e mohojmë! Artur Gorishti është një yll! Si një burrë elegant dhe me tipare tërheqëse, nuk kanë qenë të rralla rastet kur ai është krahasuar me Johnny Depp. Në rolet e tij, zakonisht, Arturi është mjaft interesant me një portret të mençur e të menduar, me sy të trishtë dhe melankolikë, por gjithnjë, arrin t’u japë një trajtë të re shprehëse dhe reflektuese.
Disa role fantastike që nuk duhet t’i humbësh nga Artur Gorishti:
“Njerëz dhe Fate 2”
“Parullat”
“Gjoleka, djali i Abazit”
“Yllka”
“Letra Fatake”
“Tirana, viti zero”
“Unë, ti dhe Kasandra”
“Vitet e pritjes”
“Eja”
“Në emër të lirisë”
“Kronikë e atyre netëve”
“Tre njerëz me guna”
“Militanti”