Ashtu si çdo të hënë, edhe sot grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Në takimin e sotëm mes socialistëve janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në Komisionet Parlamentare, por edhe në seancat plenare. Në fokus për socialistët këtë javë do të jetë miratimi i buxhetit faktik për vitin 2025. Për PS, duhet të kthehet në qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në kohë për të përmbushur, sipas tyre, nevojat e qytetarëve.
Në mbledhje u diskutua edhe për votën e diasporës, pasi deri më tani janë siguruar kontakte me afro 50 mijë shtetas shqiptarë nga afro 1.6 mln që jetojnë jashtë vendit. Kështu është kërkuar angazhimi i të gjithë deputetëve. Për të rritur kontaktet e drejtëpërdrejta me emigrantët me të drejtë vote, synohet fillimisht krijimi i një database me të gjithë shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.