Denisi dhe Xhesika, një nga çiftet e Love Island Albania, konfirmuan ndarjen e tyre disa muaj më parë, duke lënë fansat e zhgënjyer.

Së fundmi, Denisi ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në Ora News, ku ndau disa detaje mbi prapaskenat e ndarjes.

“Në marrëdhënien tonë kishte filluar të zbehej diçka, si nga ana e saj, ashtu edhe nga ana ime,” tha Denisi.

“Disa ngjarje që nuk dua t’i zbuloj tani, ndikuan në këtë zbehje. Kur mungon dëshira dhe nuk je në të njëjtën faqe me tjetrin, është më mirë për të dyja palët që marrëdhënia të mbyllet.”

I pyetur për ndarjen e fajit në këtë situatë, ai shtoi:

“Një postim i panevojshëm më ka vendosur mua si fajtor, por unë e marr përsipër këtë faj. Dua që pala tjetër të ndihet rehat, kështu që nuk është problem për mua.”