Në fokus të këtij takimi, krahas prezantimit mes palëve, ishin diskutimi rreth mundësisë së ngritjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit, si dhe rreth mundësive për shkëmbim vizitash dhe eksperzite, me qëllim aplikimin e eksperiencave dhe metodave policore më frytdhënëse.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri uroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për detyrën, shprehu vlerësimin dhe mbështetjen për Policinë e Shtetit, si dhe konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin për të iniciuar dhe mbështetur bashkëpunimin policor mes dy vendeve, në interes të luftës së përbashkët kundër krimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi gatishmërinë e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Kuvajtit, për shtrirjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si një kontribut i rëndësishëm në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe njëherazi e falënderoi për mbështetjen e dhënë.

Në këtë kontekst palët sugjeruan nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e sigurisë, me qëllim lehtësimin e bashkëpunimit, kjo dhe në aspektin e shkëmbimit të eksperiencave në fusha të ndryshme, ndermjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit.