Drenusha Latifi ka komentuar sërish largimin e Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke theksuar se ende nuk ka pranuar një kërkim falje të sinqertë nga ana e tij. Ajo shpjegoi se ka kërkuar një falje të vërtetë nga Atilla, por nuk ka marrë asnjë reagim.

“Ajo që më ka shqetësuar më shumë është dyshimi që u ngrit tek njerëzit, se ndoshta ai nuk e ka bërë vërtet atë që ka ndodhur, ose se unë kam qenë fajtore për situatën. Për këtë arsye kam hapur rastin në Suedi“, tha Drenusha para kamerave, duke sqaruar vendimin e saj.

Ajo gjithashtu theksoi se, nëse Atilla kërkon falje ashtu siç duhet, pa dyshime dhe pa mundime të panevojshme, do të tërheqë padinë.

“Nëse ai tregon pendesë të sinqertë dhe kërkon falje për veprimet e tij, pa ndonjë justifikim të pasqaruar, unë do të tërheq rastin në Suedi”, shtoi ajo.

Hyrja e Atillës në Big Brother VIP ka shkaktuar një stuhi reagimesh në publik, për shkak të lidhjes së tij me çështjen ligjore që ka me Drenushën.