Një alarm për bombë është dhënë paraditen e sotme në Burrel. Qytetarët kanë telefonuar Policinë e Shtetit dhe e kanë njoftuar për një pako të dyshimtë që kanë gjetur në lulishten e qytetit. Sipas të dhënave që ka bërë me dije Policia e Shtetit, pakoja dyshohet se është e mbushur me lëndë plasëse artizanale, e cila është gjetur e paplasur. Aktualisht, shërbimet e specializuara xheniere kanë mbërritur në vendin ku është gjetur pakoja dhe po kryejnë verifikimet e rastit.
Mat/Informacion paraprak
Në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë plasëse artizanale e paplasur. Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.