Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është paraqitur këtë mesditë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua (SPAK). Beci u pyet nga gazetarët për arsyen që është thirrur në SPAK, po nuk dha asnjë përgjigje konkrete.
“Ta shikojmë,”- tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Ai është pyetur nga gazetarët se përse u paraqit në SPAK dhe nëse është e vërtetë që ka dorëzuar dorëheqjen, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje konkrete. Beci u shpreh se “Do të flas në momentin e duhur”.
Pyetjet nga gazetarët: Për çfarë ishit në SPAK? Është e vërtetë që keni paraqitur dorëheqjen te zoti Rama? Nesër mosbindje civile në qytetin tuaj, si do të menaxhohet?