Një grua ende e paidentifikuar është kthyer në ferrin e qytetarëve në Gjirokastër, duke kërcënuar me thikë në dorë.

Prej disa javësh tashmë, ajo del në rrugë duke kërkuar lëmoshë dhe ata që nuk i japin, u kthehet keq duke i ofenduar, intimiduar dhe duke ju thënë se do i vrasë.

Pavarësisht denoncimeve, autoritetet nuk kanë marrë masa për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.

“Është e papranueshme që një situatë e tillë të vazhdojë pa asnjë ndërhyrje.

Video e marrë JOQ:

Kjo nuk është vetëm një shqetësim për qytetarët, por një çështje e sigurisë publike,” shprehet një banor i qytetit për JOQ.