Një lajm i bukur vjen nga Filadelfia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një prej rrugëve atje mban tashmë emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kjo shënon rrugën e tretë në SHBA që mban këtë emër. Detajet rreth kësaj ngjarjeje i ndan në programin “Rudina” në Tv Klan gazetarja Eva Dori, e cila jeton dhe punon në SHBA.

Eva Dori: Filadelfia ka më në fund prej 20 vitesh shkollën shqipe “Gjuha jonë”. Ne tani sapo mbaruam rikonstruksionin dhe hymë në godinën e re të “Shtëpisë së shqiptarit” dhe ku ka më bukur se tashmë këto dy ngjarje kryesore të kishin një emër rruge shqiptar. Kur një biznesmene, një prind i shkollës Gjuha jonë”, njëkohësisht edhe sekretare e shoqatës “Bijtë e shqipes” kur më thotë “Eva, do të të jap një lajm të mirë. Ne së shpejti duke komunikuar me stafin e bashkisë së Filadelfias, rruga përballë shkollës do të ketë emrin ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’”. Ishte një emocion dhe në momentin kur kam xhiruar, ishin të emocionuar të gjithë dhe ishin lotët më të bukur që kam xhiruar.