Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu ka thënë se duhet reflektohet ndaj masave të shtuara për angazhim të përbashkët.

Ajo ka theksuar se me punën që ne do të bëjnë së bashku me prindërit, do të rrisim cilësinë e mësimit të fëmijëve.

“Rishikimi i protokolleve të punës është një tjetër masë, që tani parë nga këndvështrimi i teknologjisë, lidhet me mësat e shtuara për angazhim të përbashkët.

Infrastruktura e shkollës është një tjetër element i rëndësishëm. Patjetër që jemi duke punuar që të ecim në rritje të cilësisë, të gjithëpërfshirjes. Do të shtrihemi dhe në programet e reja, jemi duke vlerësuar për programet pas shkollore, ato që quhet afterschool, që t’i pilotojmë vitin e ardhshëm. Të jemi të bindur që me punën që ne do të bëjmë së bashku me prindërit, do të rrisim cilësinë e mësimit të fëmijëve. Shkolla nuk mund të jetë institucioni që fëmijët të ngujohen, por fëmijët dhe prindërit të bashkëpunojnë me njëri tjetrin”, tha ndër të tjera ministrja.