Donald Trump është sërish president i SHBA-ve! Donald Trump po kthehet, katër vjet më vonë, në Shtëpinë e Bardhë pasi arriti që të mposhte kundërshtaren e tij, demokraten Kamala Harris. Edhe pse i pafavorizuar nga sondazhet, Trump arriti që të realizonte atë që vetëm një person tjetër e ka bërë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Grover Cleveland në vitin 1893.

Rikthimi i tij në sferën publike të SHBA-së pas humbjes nga Joe Biden në vitin 2020, kur edhe aleatët e tij republikanë e konsideruan karrierën e tij politike të vdekur, ka qenë padyshim një “udhëtim” mbresëlënës. Në fakt, shumë analistë raportojnë se Donald Trump është “antiplumb”, si pak politikanë në SHBA. Edhe pse në fakt shumëpak e parashikuan rikthimin e tij.

“Kështu, karriera e guximshme, shpërthyese dhe ndonjëherë e shkëlqyer politike e Donald Trump merr fund,”- shkroi uebsajti politik “The Hill” në vitin 2020 pasi Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale.

Por asgjë nuk kishte mbaruar!

Pas humbjes, republikanët kryesorë ia kthyen shpinën. Sidoqoftë, deri në shkurt 2021, ata u reshtuan sërish pranë tij.

“Unë qëndroj këtu për t’ju thënë se udhëtimi i pabesueshëm që filluam së bashku nuk ka përfunduar,”- tha Trump në një fjalim, vetëm një muaj pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Duke qenë se kurrë nuk e pranoi humbjen ndaj Biden, Trump u zotua se do të rikthehej për t’i mundur demokratët për herë të tretë. Këtë fushatë, në muajt e fundit teksa ka bërë më shumë se 900 takime, Trump ka premtuar të luftojë inflacionin, se do të ulë përsëri taksat, do të rinegociojë marrëveshjet tregtare të SHBA-së, do të mbyllë kufijtë për emigrantët e paligjshëm dhe të ndalojë luftën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

FENOMENI TRUMP- Si u rizgjodh manjati sërish në krye të

Si asnjëherë më parë, ai kishte dy kundërshtarë në këto zgjedhje. Fillimisht përballë tij ishte Joe Biden, por ky i fundit la në mes garën, të cilën e vazhdoi zv.presidentja Kamala Harris. Fushata e Kamala Harris e quajti Trump një “rrezik të madh për SHBA-në”, “të paqëndrueshëm” dhe të rrezikshëm.

Kandidati republikan tha se Harris ishte një person me IQ të ulët, dembele dhe e papërshtatshme për të qenë presidente. Të dy u përballën në debat televiziv dhe u përplasën fort në sfondin e çështjeve të nxehta të emigracionit të paligjshëm, abortit dhe ekonomisë.

Dhe populli amerikan vendosi!

Por si arriti Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë?

“Flirti” shumëvjeçar me politikën

FENOMENI TRUMP- Si u rizgjodh manjati sërish në krye të

Në vitin 2016, shumë folën për “kometën” Trump, i cili hyri në jetën politike të vendit dhe përmbysi ekuilibrat dekadash. Pjesërisht kishin të drejtë. Amerikanët për dekada mbështetën kandidatët republikanë ose demokratë me profile krejtësisht të ndryshme dhe nominimet e partive bëheshin për politikanë veteranë që kishin punuar në të vërtetë për partitë respektive. Donald Trump, si një biznesmen i vërtetë, ndjeu se nevojat e shoqërisë amerikane kishin ndryshuar.

Pas një “beteje” episodike të fushatës me Hillary Clinton, Donald Trump mori mandatin e tij të parë. Me sloganin “Make America Great Again” ai shtypi jo vetëm kandidatët e tjerë republikanë, por edhe demokraten Hillary Clinton, e cila fitoi votën popullore, por nuk arriti të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Trump i kapërceu lehtësisht të gjitha pengesat e paraqitura ndaj tij gjatë fushatës – si për shembull një audio në të cilën ai dyshohet se fliste për abuzim seksual – dhe i la anketuesit… pa fjalë, duke shkatërruar çdo parashikim!

Dhe megjithëse miliarderi më pas u “marketua” si një i huaj në politikë, e vërteta është se ai flirtoi me zyrën më të lartë amerikane për dekada të tëra. Në një intervistë në vitin 1980, atëherë 34-vjeçari Trump e përshkroi politikën si “një jetë shumë të vështirë dhe të keqe” dhe argumentoi se “njerëzit më të aftë” zgjedhin botën e biznesit.

Megjithatë, disa vite më vonë, ai duket se ka filluar të ndryshojë mendje. Fillimisht, ai shprehu synimin për t’u futur në politikë në vitin 1987, por nuk garoi. Ai ngjalli shpresa të ngjashme edhe në vitet 1999, 2004 dhe 2008. Por paralelisht vazhdoi aktivitetet e tij sipërmarrëse, duke ndërtuar rrokaqiej dhe fusha golfi në mbarë botën dhe u bë i njohur në të gjithë SHBA si një personazh televiziv me reality shoë-n ‘The Apprentice’.

Shfaqja, e cila u xhirua për 14 sezone, e futi Trumpin në shtëpitë e amerikanëve dhe ndihmoi në ndërtimin e profilit të tij si një biznesmen i ashpër dhe i guximshëm me një talent të veçantë për mbylljen e marrëveshjeve fitimprurëse. Por statusi i tij si një personazh i famshëm ishte gjithashtu diçka që shqetësoi shumë amerikanë, pasi ai e fokusoi fushatën e tij në faktin se ai ishte një biznesmen jashtëzakonisht i pasur dhe i suksesshëm.

4 vjet para se të hynte zyrtarisht në politikë, miliarderi kishte filluar të shfaqej në emisione të prezantuesve dhe aktivistëve të ekstremit të djathtë. Ai ishte një nga njerëzit që në atë kohë mbështeti hapur lëvizjen “birther”, e cila argumentonte se Barack Obama nuk kishte lindur në SHBA dhe kërkonte që certifikata e tij e lindjes të bëhej publike.

Vitet e para dhe “marka” e Trump

Donald Trump është fëmija i katërt i manjatit Fred Trump, i cili ndërtoi një pasuri jo të vogël. Edhe pse familja e tij ishte mjaft e pasur, Donald filloi të punonte në biznesin e të atit nga pozicionet më të ulëta në kompani. Në moshën 13-vjeçare, sjellja e tij e keqe në shkollë bëri që babai ta dërgonte në një akademi ushtarake – një praktikë e zakonshme në SHBA për fëmijët “problematikë”. Trump më pas u diplomua në Shkollën ëharton të Pensilvanisë dhe pasoi babain e tij kur vëllai i tij më i madh, Fred, vendosi të bëhej pilot.

FENOMENI TRUMP- Si u rizgjodh manjati sërish në krye të

Fredi ishte një alkoolist dhe vdiq në moshën 43-vjeçare, gjë që shënoi Donald Trumpin, i cili e shmang alkoolin edhe sot. Donald Trump ka shumëfishuar biznesin e babait të tij, të cilin ai e quan “frymëzim”.

Problemet ligjore të Trump në SHBA

Gruaja e parë e Donald Trump ishte Ivana, një atlete dhe modele nga Republika Çeke. Çifti solli në jetë tre fëmijë – Donald Jr., Ivanka dhe Eric – përpara divorcit të tyre në 1990. Beteja ligjore për divorcin e tyre prej javësh pushtoi faqet e para të tabloideve dhe revistave, ku populli amerikan ndiqte minutë pas minute akuzat e çiftit të famshëm.

FENOMENI TRUMP- Si u rizgjodh manjati sërish në krye të

Trump u martua me gruan e tij të dytë, Maria Maples, në vitin 1993, me të cilën pati një vajzë, Tiffany. Pas divorcit të tij të dytë në 1999, ai u takua me Melania Trump dhe çifti u martua në 2005 dhe një vit më vonë sollën në jetë Baron Trump.

Donald Trump, presidenti

FENOMENI TRUMP- Si u rizgjodh manjati sërish në krye të

Trump u betua si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017 dhe ka përçarë skenën politike amerikane që në ditët e para të presidencës së tij. I paparashikueshëm dhe shpërthyes, ai shkruante vetë mendimet në “Tëitter” duke mërzitur stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe përplasej rregullisht me liderët e huaj. Kundërshtarët e tij politikë kritikojnë tërheqjen e tij nga marrëveshjet kryesore për tregtinë dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Shpërthimi i virusit Trump

Trump gjithashtu filloi një luftë tregtare me Kinën; shënoi ulje rekord të taksave dhe ndryshoi ekuilibrin e marrëdhënieve të SHBA me Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu mbajti një qëndrim veçanërisht të ashpër për çështjen e emigracionit të paligjshëm në SHBA dhe mërziti shumë njerëz kur filloi ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën. Ai është akuzuar për lidhje me presidentin Vladimir Putin, madje u hetua se mund të kishte “ndonjë gisht rus” në rezultatin e zgjedhjeve të 2016. Trump nuk u akuzua kurrë zyrtarisht për asgjë, por 34 persona të tjerë, po!

FENOMENI TRUMP- Si u rizgjodh manjati sërish në krye të

Hetimi nuk e ka konfirmuar kurrë zyrtarisht ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Më vonë, Trump u bë presidenti i tretë i SHBA që u fajësua, i akuzuar për presion ndaj një qeverie të huaj për të kërkuar dhe gjetur sekrete “të pista” ndaj rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Kongresi, në atë kohë i kontrolluar nga demokratët, e fajësoi atë, por Senati “i kuq” e shpalli të pafajshëm.

Humbja elektorale e 2020 dhe rikthimi

Fushata zgjedhore e Trump 2020 u monopolizua nga pandemia e koronavirusit, me presidentin e atëhershëm të kritikuar rëndë për trajtimin e tij të krizës shëndetësore. Në fakt, ai u detyrua të ndërpriste fushatën e tij parazgjedhore për disa ditë në tetor, kur edhe vetë u sëmur me Covid-19. Edhe pse ai arriti të fitonte 74 milionë vota – më shumë se çdo president tjetër që kishte kërkuar rizgjedhjen, ai humbi ndaj Joe Biden. Që në momentin e parë ai foli për mashtrime zgjedhore, gjë që bëri që disa nga mbështetësit e tij gjaknxehtë të sulmojnë Kapitolin më 6 janar në Uashington. Ky incident ngriti edhe frikën edhe për këtë vit, por asnjë skenar nuk u realizua.

I mërzitur nga humbja e tij, ai “theu” një traditë 152-vjeçare dhe nuk mori pjesë në inaugurimin e Joe Biden dhe u zhvendos në Florida me familjen e tij. Por ai ruajti ndikim të madh brenda partisë Republikane, kryesisht për shkak të mbështetësve të tij të zjarrtë. Në katër vitet e fundit, ai ka pasur një tjetër përplasje me ligjin, por kjo nuk ka pasur asnjë ndikim në fushatën e tij dhe Trump arriti të heqë Presidentin Joe Biden nga gara pas një debati katastrofik për demokratët.

FENOMENI TRUMP- Si u rizgjodh manjati sërish në krye të

Më 13 korrik, ish-presidenti u tentua që të vritej në Butler, Pensilvani, ku një person e qëlloi me armë zjarri. Fatmirësisht, Trump pësoi vetëm një dëmtim të lehtë në vesh. Autori dhe një person në audiencë mbetën të vrarë, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Një atentat tjetër u tentua, kësaj here teksa Trump ndodhej në Mar-a-lago në Florida. Kësaj here, autori u kap para se të qëllonte.

Kështu…me shumë polemika, gjyqe, debate, dhe të papritura, Trump është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.