Vepra e Pablo Picassos, “Fytyra në një ovale” është shitur me çmimin rekord prej 35 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për veprën e artit “Fytyra në një ovale”, 39 x 39 cm, pllakë e bardhë qeramike prej balte, pjesërisht e gdhendur, me rrëshqitje dhe lustër të ngjyrosur.

“Që prej 169 episodesh ne mbërrijmë në rekorde të tilla. Jam shumë krenare për arritjen e programit dhe për publikun artdashës. Më vjen mirë që puna e bërë për sigurimin veprave të rralla të në shpërblehet në këtë mënyrë”, tha ndër të tjera nga autorja e “Artkand”, Jetona Kocibelli

Ndërsa i ftuari, Ardian Isufi u shpreh se “Artkand po kthehet në institucion”.