Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 nga ndeshjet më të rëndësishme në Nations League këtë uaj. Fillimisht kuqezinjtë do të presin në shtëpi Çekinë më 16 nëntor dhe 3 ditë më pas është radha e Ukrainës për të sfiduar ekipin e Sylvinhos. Të dyja këto përballje do të luhet në “Aair Albania” në orën 20:45.
Lojtarët pritet që nga nesër të mbërrijnë në Tiranë, ndërsa zyrtarisht përgatitjet të nisin ditën e hënë. Trajneri brazian për këto takime ka ftuar 28 lojtarë, një listë e zgjeruar nga timonieri i Kombëtares, pasi disa lojtarë kanë probleme fizike, ndërsa 5 të tjerë janë me kartonë.
Gjithsesi ne tashmë jemi mësuar me skemën me të cilën luan Sylvinho dhe lojtarët që braziliani preferon. Është një trajner që nuk bën shumë eksperimente dhe lojtarët bazë dhe ndaj Çekësve që janë një ekip shumë fizik, do të rreshtojë më të mirët që ka në dispozicion. Kujtojmë se për këtë përballje mungesa e madhe do të jetë Mirlind Daku, me sulmuesin që është i pezulluar për shkak kartonësh.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Aasani, Tuci.