Ish-sulmuesi danez, Nicklas Bendtner, u përfshi në një incident të frikshëm ndërsa po ecte me dy miq të tij në New York. Siç është konfirmuar edhe në imazhet e kamerave të sigurisë, grupi u sulmua nga një burrë i armatosur me thikë.

Bendtner, i cili ka luajtur me skuadra si Arsenal, Juventus dhe Wolfsburg, siguroi mediet daneze se nuk pësoi lëndime, ndryshe nga njëri prej miqve të tij, gjithashtu ish-futbollist profesionist, i cili u dërgua në spital për shkak të plagëve në fytyrë dhe në vesh.

Nicklas Bendtner, i cili ka luajtur tek Arsenal dhe Wolfsburgu, e la futbollin në verën e vitit 2021, në moshën 33 vjeçare. Karriera e tij u shënua nga disa skandale, si shfaqja e një marke bastesh sportive në tyë brendshmet e tij dhe ndalimi për rrahjen e një taksisti në Kopenhagë. I dyshuari, 25 vjeç, u arrestua ditën pas sulmit dhe përballet me akuza për tentativë vrasjeje. Identiteti i ish-futbollistit të dëmtuar nuk është zbuluar, dihet vetëm që është 55 vjeç.