Myrto Uzuni është shndërruar në një lider te Granada. Sulmuesi nga Berati mbart një peshë të madhe në skuadër dhe këtë e dëshmojnë golat e tij.

Deri më tani në këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë një asist në 13 paraqitje me bardhekuqtë. Statistika që padyshim kanë tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera.
Te Granada janë të vetëdijshëm për këtë fakt, prandaj kanë përveshur mëngët për ta bindur që të zgjasë kontratën.
Palët kanë një marrëveshje deri në vin 2026, çka e bën më të lehtë largimin e Uzunit në sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave pranë klubit spanjoll, drejtuesit i janë gati për t’i plotësuar kërkesat financiare sulmuesit shqiptar.
Ndoshta një rritje e konsiderueshme e rrogës mund të joshë Myrto Uzunin për të hedhur firmën në kontratë.