Modelja shqiptare Sabrina Krasniqi, 27 vjeç, dyshohet se qëlloi pesë herë me armë zjarri bashkëshortin e saj Pajtim Krasniqi, 34 vjeç, dhemë pas u hodh nga ballkoni i banesës së tyre lukzoze në Hallandale Beach, në Miamit.
Autoritetet amerikane gjeti trupat e pajetë të çiftit në zona të ndryshme të apartamentit në katin e 45-të. Sipas New York Post, ata u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Sipas autoriteteve në banesën e tyre u gjet një arush pelushi, në kuti në formë zemre me trëndafila dhe televizori ishte ende ndezur, kur ata mbërritën në vendngjarje. Sipas mediave, dyshja ishin shqiptarë të Kosovës që jetonin në Amerikë. Policia shkoi në vendngjarje pasi mori një sinjalizim nga ShotSpotter, një program që zbulon kur qëllohet me armë zjarri.
“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme. Dëgjova të shtënat dhe pas disa minutash makinat e policisë, dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz”, tha fqinji i tyre Max Braedlin.
Sabrina, e cila mbante emrin e saj të vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele sipas Local 10 Neës. Ndërsa, motra e Pajtim Krasniqit, Albana, përmes një postimi në “Facebook” tha se ajo tradhëtoi besimin e vëllait të saj.
“Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin zgjodhi të kalonte jetën ishte ai që ia hoqi. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e mi nuk do të jemi kurrë të njëjtë. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë”, shkroi ajo.