Binjaket:

Nëse je në kërkim të një pune, kjo Hënë e re do të të japë mundësinë të gjesh një punë të përhershme ose me kohë të pjesshme, të ngjashme me atë që ke pasur më parë, por në fakt, kjo mundësi nuk përfaqëson një përparim të dukshëm. Marrja e një roli në të njëjtin nivel si ai që ke pasur mund të jetë e pranueshme për ty për momentin, veçanërisht nëse ke diçka në jetën tënde që kërkon shumë vëmendje. Pavarësisht nga situata jote, mund të gjesh punë në gjysmën e parë të nëntorit.

Mërkuri, sunduesi yt, së fundmi mori një “vështrim” të ashpër nga Urani muajin e kaluar më 30 tetor, një aspekt që mund ta ndjesh ende gjatë ditëve të para të nëntorit. Sigurohu që të dish çfarë kërkon klienti ose shefi yt, që të bësh atë që duhet, pasi mund të jesh hutuar, ndoshta sepse udhëzimet ndryshojnë vazhdimisht ose po përshkruhen në mënyrë të paqartë.

Bëj aq pyetje sa të jetë e nevojshme dhe përmblidh punën, në mënyrë që të kesh rezultatet e duhura. Mërkuri, gjithashtu sundon shtëpinë e katërt të Binjakëve, e cila lidhet me shtëpinë, familjen dhe fëmijët, ndaj në fillim të muajit, mbaj një sy hapur për gjithçka po ndodh në këtë aspekt.

Hëna e plotë më 15 nëntor në Dem, bashkëpunon me Uranin e paparashikueshëm që shton lëvizje në të ardhurat ose kursimet e tua. Nëse planifikon të blesh diçka të shtrenjtë në fillim të nëntorit, sugjerohet që ta shtysh pak planin.

Duke qenë se Hëna e plotë më 15 nëntor do të ndriçojë shtëpinë tënde të dymbëdhjetë të sekreteve, mund të mësosh diçka që dikush e ka fshehur nga ti. Ose, mund të dëgjosh një thashethem që do të të shokojë, pasi mund të përfshijë edhe emrin dhe jetën tënde. Sektori yt i dymbëdhjetë është shtëpia e armiqve të fshehtë, kështu që merr informacionin që mëson dhe gjej një mënyrë për ta kthyer atë në një armë për të mbrojtur veten. Do ta marrësh këtë informacion për një arsye, ndaj është mirë të tregohesh vigjilent/e.

Për shkak se Mërkuri do të shkojë në prapavijë më 25 nëntor, ritmi i jetës tënde mund të ngadalësohet ndjeshëm. Edhe Marsi kalon në prapavijë në dhjetor dhe kjo do të sjellë edhe më shumë projekte të ngadalta dhe situata stresuese.

Pra, ajo që duhet të bësh këtë muaj është të merresh me financat, të përgatitesh për blerjet e Vitit të Ri, për të shmangur stresin e shumtë me të cilin përballen njerëzit gjatë festave, si dhe të përqendrohesh tek informacioni që do të marrësh nga Hëna e 15 nëntorit. Mund të të themi se jeta jote do të nisë të ecë me ritme më normale nga maji i vitit 2025, ndaj nuk të mbetet gjë tjetër veçse të qëndrosh pozitiv/e dhe me shpresën se ditë më të mira do të vijnë. Në aspektin financiar, nisi projektet e rëndësishme që në fillim të nëntorit, pasi më vonë nuk do të kesh kohë dhe as mbështetje planetare.

Gaforrja:

Largohu nga kompjuteri, e dashur Gaforre, çohu dhe vishu bukur, sepse në nëntor është koha për të luajtur sipas rregullave të tua. Hëna e re në Akrep më 1 nëntor ndriçoi shtëpinë tënde të pestë të dashurisë së vërtetë, së bashku me Diellin dhe Mërkurin. Secili prej këtyre trupave qiellorë do të të japë humorin e duhur, romancën dhe dëshirën për të festuar. Nëse thua se romanca në jetën tënde është thuajse inekzistente, na lejo të të themi se kjo me shumë gjasa, ka ndodhur për shkak të punës tënde.

Udhëtimi në një qytet emocionues dhe të largët mund të jetë një mundësi për ty, pasi Saturni, i vendosur në shtëpinë tënde të nëntë të njerëzve dhe vendeve ndërkombëtare, është në një orientim të mrekullueshëm me Hënën e re dhe Diellin. Nëse do të mund të shkosh, ky mund të jetë një udhëtim i paharrueshëm dhe nëse ke një partner, do të thellosh lidhjen tënde me të.

Mars ka qenë në shenjën tënde, që nga 4 shtatori, por do të kalojë në Luan më 3 nëntor, që do të thotë se do të shpenzosh më shumë para se zakonisht dhe ky trend do të vazhdojë deri më 6 janar. Ti e di tanimë se cilat do të jenë shpenzimet e tua në të ardhmen.

Mërkuri do të jetë në prapavijë më 25 nëntor deri më 15 dhjetor dhe kjo do të thotë se shumë gjëra mund të ngadalësojnë në jetën tënde. Pra, detyrat e rëndësishme bëji në fillim të nëntorit. Gjithashtu, do të ishte një zgjedhje e mençur që dhuratat e fundvitit t’i bësh gjatë kësaj kohe, pasi nuk do të kesh më kohë dhe do të hasesh me shumë shpenzime në vijim.

Tematika e argëtimit shoqëror do të vazhdojë në Hënën e plotë në Dem më 15 nëntor, ku ka shumë të ngjarë të keni një event të rëndësishëm. Mund të jetë një festë apo një konferencë, seminar, mbledhje fondesh etj, sërish ky event do të rezervojë një surprizë të këndshme për ty. Megjithatë, duket se financat janë sërish një shqetësim për pjesëmarrjen në këtë event, ndaj sugjerohet që të vendosësh ca para mënjanë.

Kur fundi i muajit të mbërrijë, theksi dhe fokusi yt do të ndryshojë! Do të të duhet të jesh më vigjilent/e ndaj ndryshimeve që do të ndodhin, më i/e organizuar dhe gati për të përveshur mëngët në punë.

Hëna e re e 30 nëntorit në Shigjetar do të të sjellë një detyrë të re. Do të të duhet të heqësh dorë përkohësisht nga atmosfera e butë dhe romantike që mund të shijosh në fillim të muajit, ndaj është mirë të përqendrohesh në projektet që ke aktualisht dhe pse jo, ta shohësh jetën nga një tjetër plan. Mos i harro momentet e lehta, të qeta dhe romantike që ke përjetuar. Ato do të të ndihmojnë dhe motivojnë më tej.