Pas fitores historike të Donald Trump, nga kampi i zëvendës presidentes Kamala Harris ka mbizotëruar një heshtje. Të gjithë amerikanët po presin të dëgjojnë prej saj, por ekipi i kandidates demokrate ka kërkuar kohë dhe hapësirë për të përpunuar rezultatet zgjedhore, që sollën humbjen e tyre.
“Ju lutemi jepni kohë fushatës Harris për të përcaktuar pikat e forta dhe të dobëta të tyre,”- tha ekipi i Harris.
Në Natën e Zgjedhjeve, ekipi i Harris shprehu besimin se demokratja do të merrte 270 vota elektorale. Deri më tani Trump ka siguruar 279 vota elektorale, që e bëjnë fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe duke bërë të mundur që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, një fitore historike.
Donald Trump, megjithatë, përveç fitimit të zgjedhjeve, u bë gjithashtu presidenti i parë që nga Grover Cleveland në vitet 1800 që u kthye në detyrë pas humbjes. Kandidati republikan humbi garën me Joe Biden, por rikthehet sot, në 2024 në Shtëpinë e Bardhë. Cleveland, kandidat demokrat, ishte i vetmi politikan që ishte President i SHBA-së që humbi dhe kandidoi sërish, duke fituar. Ai shërbeu si presidenti i 22-të dhe i 24-të i Shteteve të Bashkuara. Presidentë të tjerë, si Grant, Van Buren dhe Roosevelt, u përpoqën të riktheheshin në detyrë por nuk ia dolën. Kështu që, pas gati 2 shekujsh, Trump rishkruan historinë amerikane.