Mauro Icardi duket se e ka lënë pas historinë me Wanda Nara.

Sipas disa thashethemeve që vijnë nga Argjentina, futbollisti i Galatasaray është në një lidhje me Angela Burgos, pronare e një studio ligjore, e cila po e ndihmon në divorcin nga gruaja.

Pas Wanda Narës, e cila është e lumtur përkrah reperit L-Gante dhe madje pret një fëmijë me të, edhe Icardi ka nisur një romancë të re.

Sipas disa thashethemeve, gruaja në fjalë është me origjinë kolumbiane, quhet Angela Burgos dhe është avokatja e ngarkuar për ndjekjen e çështjes së divorcit mes futbollistit dhe ish-bashkëshortes. Historia mes të dyve ka lindur vetëm pak javë më parë.

“Unë punoj gjithmonë me meshkuj, jam beqare. Për momentin nuk kam njeri në mendje. Icardi është një burrë tërheqës, shumë i kulturuar, një zotëri, por për momentin po mendoj për diçka tjetër”, tha gruaja në lidhje me situatën e marrëdhënies së saj.

Ndërkohë, divorci mes ish-çiftit po ecën në një mënyrë mjaft të turbullt, showgirl-ja ka denoncuar futbollistin se nuk e ka lënë të hyjë në shtëpinë e tyre në Buenos Aires dhe se do ta mbante përgjegjës për zhdukjen e 70 mijë dollarëve të tij.

Kush është Angela Burgos, romanca e re e supozuar e Icardit

Sipas pak informacioneve që ka për të, Angela Milena Burgos është me origjinë nga Kolumbia por prej disa vitesh ajo jeton në Kordoba të Spanjës, vendlindja e gjyshit të saj, ku drejton programin Inocentes & Culpables. Ajo u diplomua në Kolumbi përpara se të ndiqte specializimet në Psikologji Ligjore në Bon, Gjermani dhe në të Drejtën Familjare në Argjentinë. Ajo është nënë e një vajze të vogël, Sofisë. Sot ajo zotëron një firmë avokatësh penalë dhe po ndihmon Icardin në divorcin e tij nga Wanda Nara.