Kristjan Asllani unë të zgjedh ty. Jo, nuk është një episod i ri i Pokemon-it ose kush e di se çfarë evolucioni i personazheve të animuar, por udhëkryqi në të cilin Simone Inzaghi gjendet për të njëqindtën herë këtë sezon.
Trajneri i Interit duhet të përballet me hallet e Hakan Calhanoglu , i cili nuk ka dëmtim muskulor, por nuk është në gjendjen më të mirë, aq sa me shumë gjasa nuk do të rrezikohet në Bentegodi ndaj Hellas Veronës.
Playmakeri turk është një element themelor i lojës së Zikaltërve, por në fillimin e një serie ndeshjesh vendimtare në momentin e nxehtë të sezonit nuk lejohen gabime.
Për të njëjtën arsye, por nga ana tjetër e këndvështrimit, fokusi është i gjithi te Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar, i rrëmbyer nga Empoli si një goditje për të ardhmen dy vite më parë, është thirrur t’i përgjigjet në fushë arsyes kryesore pse u ble: t’i japë Calhanoglu hapësirë frymëmarrjeje dhe pushim, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri në qendër të fushës. Një detyrë që ende nuk është përfunduar plotësisht.
Që nga dita kur u largua për të luajtur me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, vetë Asllani ka qenë i prerë, duke e bërë të qartë se pret të fillojë nga minuta e parë kundër Veronës dhe së dyti se është gati të lulëzojë.
“Jam rritur shumë, jam gati. Regjisor dhe unë preferoj atë rol, por mund të luaj kudo”, tha Kristjan pas sfidës me Ukrainën në “Air Albania”.
Por a do të ketë të njëjtën ide Simone Inzaghi?
Nuk është e sigurt, ose më saktë, nuk është aq e dukshme. Lëndimi i muajit të kaluar i Asllanit e detyroi trajnerin e Interit të studiojë zgjidhje alternative duke u fokusuar te Barella dhe Zielinski. Performancë e mirë me karakteristika të ndryshme, por e mjaftueshme për të rritur konkurrencën përballë mbrojtjes.
Megjithatë, ky është pikërisht udhëkryqi për ndeshjen e Bentegodit: nëse më në fund Inzaghi do të preferojë të adaptojë njërin nga Barella apo Zielinski si regjisor të Interit, për Asllanin do të ishte një dështim i qartë, pothuajse përfundimtar. Një hap që ndoshta tekniku as nuk mund ta përballojë, qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike dhe valorizimi i aseteve, sigurisht një skenar që duhet shmangur.